11 shkurt 2020, Shkup – Barazi më e madhe në tatime, efikasitet më i madh në mbledhjen e të ardhurave, transparencë e lartë e tatimeve, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe vendosja e tatimit të gjelbër, janë prioritetet e Strategjisë për reforma të sistemit të tatimeve 2020-2023, e cila sot u prezantua dhe u diskutua me komunitetin e biznesit, OJQ-të dhe ekspertët. Në prezantimin e Strategjisë morën pjesë edhe ministrja e Financave, Nina Angellovska, zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska dhe zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi.

Ministrja e Financave, Angellovska theksoi se në kohën e globalizimit të shpejtë të tregtisë dhe sistemeve financiare, liberalizimi i qarkullimit të mallrave dhe kapitalit, si dhe përparimet në teknologjinë e informatikës dhe komunikimit, kërkojnë një strategji konkrete mbi bazë të së cilës do të përgatiten masa konkrete për veprim.

– Qëllimi kryesor i Strategjisë është të sigurojë që autoritetet tatimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të sillen në mënyrë efikase, të koordinuar dhe efektive drejt arritjes së një qëllimi të përbashkët – rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike. Strategjia do të adresojë probleme të tilla si ekonomia gri, pabarazia ekonomike, vështirësitë në mbledhjen e të ardhurave publike, teknikat e sofistikuara për shmangien e taksave, evazionin e tatimit si dhe rritjen e rreziqeve mbi mjedisin jetësor – tha Angelovska.

Strategjia, për përgatitjen e të cilës mbështetje ka dhënë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe Ministria e Financave e Mbretërisë së Holandës, përmban pesë prioritete.

Prioriteti i parë është barazia në tatim, në mënyrë që të sigurohet që të gjithë të përmbushin detyrimin e tyre shoqëror dhe të paguajnë pjesën e tyre të tatimit në mënyrë të drejtë. Prioriteti i dyti është efikasitet dhe produktivitet më i madh i sistemit tatimor për mbledhjen më të mirë të të ardhurave, përmes një lufte më efikase kundër veprimtarive të paregjistruara dhe evazionit fiskal dhe aftësisë institucionale të përmirësuar, analizës dhe rregullimit të bazës tatimore, uljes së detyrimeve tatimore të papaguara dhe vendosjes të një regjistri të pronarëve të vërtetë. Prioriteti i tretë është rritja e transparencës tatimore, që përfshin përmirësimin e shkëmbimit të informacionit ndërmjet autoriteteve tatimore dhe subjekteve të tjera, që në rend të parë do të bazohet në shërbime elektronike, të cilat do të çojnë në rritjen e arsimimit fiskal dhe pajtueshmërisë më të madhe vullnetare. Prioriteti i katërt është cilësi më e mirë e shërbimeve, në mënyrë që thjeshton dhe përshpejton procedurat dhe zvogëlon ngarkesën administrative, përmes më shumë shërbimeve digjitale, menaxhimit më të mirë të lëshimit të licencave për import dhe eksport, eleminimin e barrierave të panevojshme jo tarifore dhe kontrollim më të mirë të brendshëm dhe tatimor. Prioriteti i pestë është vendosja e tatimit të gjelbër, me qëllim që të stimulohen tatimpaguesit që nëpërmjet shpenzimeve të kontribojnë në uljen gjegjësisht të destimulohen për të mos ndotur.

Në bazë të strategjisë, parashihet që çdo vit të bëhen plane veprimi me masa konkrete për veprim.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.