15 korrik 2019, Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi, sot në Ministrinë e Financave është takuar me përfaqësues të lartë të BERZH-it, Anka Joana Jonesku drejtoreshë aktuale e BERZH-it në vendin tonë dhe Andi Aranitasi i cili nga muaji shtator i këtij viti do ta ndërmarrë këtë detyrë në vend. Në këtë takim, së bashku u vlerësua se bashkëpunim i deritanishëm me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka qenë shumë i suksesshëm duke theksuar se ekzistojnë kushte që bashkëpunimi të vazhdojë në mënyrë intensive edhe në periudhën e ardhshme.

Në takim është konstatuar se janë bërë hapa të duhurа politikе në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raport me fqinjët dhe kjo jep hapësirë për bashkëpunim dhe integritet më aktiv rајonal, ndërsa me këtë edhe zhvillim ekonomik të vendit tonë.

– Paralelisht me proceset integruese në NATO dhe hapat drejt integrimit evropian, jemi përkushtuar fuqishëm në rritjen e ekonomisë, përmes përkrahjes ndaj ndërmarrjeve, investimit në infrastrukturë, rritja e kapaciteteve nëpër komuna, me qëllim që çdo qytetar të shoh në mënyrë direkte benefitet ekonomike. Në këtë proces, bashkëpunimi me BERZH-in është shumë i rëndësishëm sepse Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është një nga partnerët më të mëdhа strategjik të vendit tonë, vlerësoi Zaev.

U bisedua edhe për rritjen e investimeve kapitale, investimeve në infrastruktrën rrugore dhe hekurudhore, në energjetikë, me qëllim të respektimit të standardeve evropiane në realizimin e projekteve, si dhe përfitimet tjera në bashkëpunim me BERZH-in. 

Në këtë drejtim është biseduar edhe për mundësinë që BERZH-i përmes ekspertëve, në nivel teknik të përfshihet në zhvillimin e kapaciteteve nëpër komuna për të cilat është konkluduar se mund të kontribuojnë dukshëm në zhvillimin ekonomik.

Kryeministri Zaev ka ndarë edhe disa nga hapat që do të ndërmerren në pjesën e subvencionimit të kontributeve për punëtorët, me qëllim të rritjes së pagave, për çfarë janë ndarë përvoja me rezultate pozitive nga kjo mase, në vende nga rajoni më i gjerë.

Në takim është konkluduar se bashkëpunimi mes Qeverisë dhe BERZH-it do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me dinamikën e vendosur dhe në bazë të strategjisë së BERZH-it për Maqedoninë e Veriut e cila jep rezultate në pjesën e cilësisë së jetës së qytetarëve.

 

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.