Detyra kryesore e Sektorit për Buxhet dhe Fonde është krijimi i politikës fiskale, menaxhimi i financave publike dhe përmirësimi i procesit të buxhetit.

Brenda kësaj kornize, kompetenca themelore e Sektorit për Buxhet dhe Fonde është përgatitja e Projekt Buxhetit të Republikës së Maqedonisë Veriore në tërësi dhe dorëzimi i tij pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore.

Brenda sektorit kryhen aktivitete të tjera të rëndësishme, të cilat i referohen:

  • ligjet që rregullojnë procedurën për përgatitjen, miratimin dhe ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë Veriore,
  • strategjia fiskale për një periudhë afatmesme prej tre vjetësh që propozon drejtimet dhe objektivat e politikës fiskale dhe përcakton shumat për kategoritë kryesore të të hyrave të vlerësuara dhe fondeve të aprovuara,
  • cirkulari buxhetor, i cili ofron udhëzime dhe drejtime për përgatitjen e kërkesave buxhetore,
  • llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë Veriore, e cila paraqet të hyrat dhe shpenzimet e realizuara në të gjitha llogaritë e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë Veriore, krahasuar me parashikimet e të hyrave dhe shpenzimeve të aprovuara,
  • mendimet, informacionet dhe raportet mbi programet, vendimet dhe materialet në lidhje me buxhetin dhe politikën e buxhetit,
  • analiza e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore dhe studimi i efekteve të zgjidhjeve ligjore të propozuara në fushën e politikës buxhetore,
  • miratimin e rishpërndarjeve dhe zgjerimit të buxheteve për përdoruesit e buxhetit në përputhje me parimet e ekonomisë dhe efektivitetit,
  • monitorim dhe kontrollim i pagesës së pagave për përdoruesit e buxhetit,
  • analiza dhe informacione për investimet publike,
  • përpunimi dhe analiza e të hyrave dhe shpenzimeve të pushtetit lokal, si dhe përgatitja e legjislacionit për financimin e NJVL-ve,
  • monitorimin e funksionimit të ndërmarrjeve publike, agjencive dhe kompanive të krijuara nga shteti në lidhje me përdorimin e synuar të burimeve të tyre financiare.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.