Ministria e Financave publikon të dhënat për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në faqen e saj në përputhje me metodologjinë e FMN për statistikat e qeverisë (Government finance statistic 1986 Statistikat e Financave të Qeverisë 1986).

Sipas metodologjisë, Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut përbëhet nga buxheti qendror (duke përfshirë edhe llogaritë për të hyrat vetanake të shfrytëzuesve buxhetor) dhe Buxhetet e fondeve (Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Fondi për Sigurim Shëndetësor, Agjensioni për rrugë shtetërore dhe Agjensioni për punësim ). Që nga Janari 2013 (Gazeta Zyrtare 168/2012), Agjensioni për Rrugë Shtetërore është ristrukturuar në Ndërmarrje Publike për Rrugë Shtetërore dhe e njëjta nuk është e përfshirë në Buxhetin e RMV.

Tabelat për realizimin e Buxhetit të RMV publikohen jo më vonë se 30 ditë në muajin aktual për muajin paraprak.

Comments are closed.