Harmonizimi me legjislacionin e BE-së
Programi nacional për harmonizim me të drejtën e BE-së (National Programme for Adoption of the Acquis Communautaire, përkatësisht NPAA) është korniza nacionale ose plani për përmbushjen e kushteve, përkatësisht kritereve për anëtarësim (kriteret e Kopenhagës) të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. I gjithë procesi i përgatitjes dhe i monitorimit të programit kryhet nga Sekretariati për çështje evropiane.
Programi është një instrument kyç për udhëheqjen e procesit të pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe paraqet bazën e monitorimit të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE.
Programi ka format të planit afatmesëm të aktiviteteve të nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
NPAA-ja përbëhet nga pjesa narrative dhe anekset në pasqyrën tabelare dhe kjo paraqet një pasqyrë të qartë për reformat dhe aktivitetet për harmonizimin e legjislacionit të BE-së, të cilat do të ndërmerren në vitet e ardhshme, për ndërtimin dhe përforcimin e strukturave administrative të nevojshme për zbatimin e legjislacionit, si dhe resurset e nevojshme buxhetore.
Për secilin kapitull të NPAA-së është formuar grup i veçantë i punës, i cili është përgjegjës për përgatitjen e masave dhe aktiviteteve për harmonizimin me legjislacionin e BE-së, të parapara në kuadër të kapitullit specifik.
Ministria e Financave është bartëse e kapitujve të mëposhtëm të NPAA-së:
3.04 Lëvizja e lirë e kapitalit
3.05 Furnizimet publike
3.09 Shërbimet financiare
3.16. Tatimet
3.17. Unioni ekonomik dhe monetar
3.22. Politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore
3.29. Unioni doganor
3.32. Kontrolli financiar
3.33. Dispozitat financiare dhe buxhetore