27 janar, 2021 – Mbështetje për reformat për përforcimin e menaxhimit të financave publike përmes projekteve për përmirësimin në lidhje me menaxhimin e borxhit publik, si dhe sa i përket sferës së statistikave financiare u diskutuan në takimin e realizuar midis ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe ambasadores së Zvicrës Sibil Zuter Tejada.
Në këtë takim, ministri i Financave e informoi ambasadoren me konceptin e SMART financave, në drejtim të përforcimit të planifikimit, si dhe monitorimit të zbatimit të masave të ndërmarra dhe impaktin e tyre në ekonomi dhe shoqëri. Ministri i prezantoi edhe reformat që bëhen në lidhje me buxhetit dhe zbatimit të tij, si dhe Sistemin e integruar të menaxhimit të financave – SIMF.
Në këtë takim u diskutua edhe për ndryshimin e Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe tatimin mbi kapitalin me Protokoll në përputhje me rregullat e OECD-së, në drejtim të përforcimit të dispozitave nga marrëveshja ekzistuese, trajtimit të drejtë tatimor dhe transparencës më të madhe tatimore .
Ministri dhe ambasadorja diskutuan edhe për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve në aspektin ekonomik, si dhe përvojat në ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia e Covid-19. Ministri i Financave theksoi se pritshmëritë në lidhje me ekonominë tonë për këtë vit janë stabilizimi dhe rimëkëmbja. Masat antikrizë të ndërmarra dhe masat që duhet të ndërmerren në vijim do të kontribuojnë në lidhje me të dhe pritet që me dobësimin e krizës, besimi i investitorëve të rritet, si dhe përshpejtimi i aktivitetit ekonomik në tërësi .
Zvicra është partneri ynë për proceset reformuese në vend në sferën e transportit, mjedisit jetësor, zhvillimit ekonomik dhe menaxhimit demokratik përmes një numri të madh të projekteve që janë duke u realizuar dhe që do të realizohen në vazhdimësi. U theksua edhe gatishmëria për mbështetjen e projekteve të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit dhe qeverisjes demokratike.