Кumtesa|

21 korrik 2021, Shkup – Ministria e Financave filloi aktivitetet për realizimin e konkluzioneve të përbashkëta të Dialogut ekonomik dhe financiar me Bashkimin Evropian lidhur me Programin për reforma. Sot, ministri i Financave Fatmir Besimi, mbajti takim me ministritë kompetente, agjencitë, fondet e përfshira në këtë proces, ku diskutoi për aktivitetet konkrete që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme në drejtim të realizimit të prioriteteve të këtij dokumenti më të rëndësishëm strategjik në dialogun ekonomik me KE dhe vendet anëtare të BE-së.

Rekomandimet kryesore të këtij dialogu u miratuan në datën 12 të këtij muaji. Ato fokusohen në përgjigjen e vazhdueshme me politika fiskale, ekonomike dhe sociale për shkak të zbutjes së pasojave nga pandemia dhe nxitjes së rimëkëmbjes në afat të mesëm.

Komisioni Evropian vlerësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut me rezultatin më të lartë prej 61.1 përqind të konkluzioneve të përbashkëta të realizuara dhe të miratuara në muajin maj 2020 krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këto konkluzione përfshijnë rekomandime të përbashkëta të miratuara me qëllim që t’u ndihmojnë vendeve që janë të përfshira me zgjerimin e BE-së, që ta përforcojnë zhvillimin ekonomik dhe social.

Të gjashtë konkluzionet fokusohen në përgjigjen e vazhdueshme me politika fiskale, ekonomike dhe sociale për shkak të zbutjes së pasojave nga pandemia dhe për nxitjen e rimëkëmbjes në afat të mesëm. Në sferën e politikave makrofiskale, rekomandimet janë që të targetohen masa të përkohshme për përkrahje të amvisërive dhe bizneseve të ndjeshme, pasuar nga konsolidimi gradual fiskal, ndërsa në sferën e reformave strukturore, drejtimet fokusohen mbi përforcimin e mëtejshëm të klimës së biznesit, përforcimin e arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit dhe mbi qasjen më të madhe të personave të papunësuar drejt politikave aktive në tregun e punës.

Dokumenti përpilohet në nivel vjetor dhe është përgatitje në drejtim të pjesëmarrjes në procesin e mbikëqyrjes ekonomike dhe fiskale të vendeve anëtare të BE-së, me qëllim të zbatimit të proceseve kryesore reformuese në vend, që do të intensifikojnë dialogun me Bashkimin Evropian.

Me këtë fillojnë edhe përgatitjet lidhur me Programin e reformave ekonomike 2022-2024.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *