Кumtesa|

1 shkurt 2022, Shkup – “Përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, investimet e reja të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë, si edhe intensifikimi i ndërtimit të korridorit rrugor dhe hekurudhor ndërmjet dy vendeve që do të kontribuojë në rritjen e mundësive për tërheqjen e investimeve”, këto ishin konkluzionet e takimit të përfaqësuesve qeveritarë dhe odave ekonomike nga pala e Maqedonisë dhe Bullgarisë. Takimi u mbajt në kuadër të mbledhjes së parë të grupit të sapoformuar të punës me Bullgarinë për Ekonomi, Tregti dhe Inovacione, organizuar nga Ministria e Financave.

Bashkëkryesues të këtij aktiviteti ishin ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Investimeve dhe Rritjes së Republikës së Bullgarisë, Daniel Lorer. Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bitiqi.

– Pjesëmarrja e odave ekonomike ka rol të rëndësishëm në procesin e avancimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Përmes programeve konkrete të bashkëpunimit do të punohet në përmirësimin e klimës afariste me qëllim të rritjes së vëllimit të investimeve ndërsa idetë dhe propozimet e komunitetit të biznesit i japin vlerë shtesë fushave dhe programeve prioritare tashmë të përcaktuara, si dhe atyre që do të dalin si rezultat i tyre, theksoi Besimi.

Ministri Lorer potencoi se do të punohet për përmirësimin e klimës së biznesit, si dhe për përmirësimin e investimeve në kompanitë inovative dhe instrumentet e tjera financiare. Njëkohësisht, Lorer tha se ideja e takimeve të tilla është që të dëgjohet drejtpërdrejt nga komuniteti i biznesit se cilat janë perspektivat e investimeve.

Përfaqësuesit e odave ekonomike treguan interesim të qartë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve nga vendet që i përfaqësojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën së Bullgarisë.

Në këtë takim nga pala e Maqedonisë morën pjesë Antoni Peshev nga Oda ekonomike e Maqedonisë, kryetari i LOE-së, Trajan Angelovski, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha, kryetari i AmCham, Dragan Davitkov, drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane, Pratrick Martens, kryetarja e MASIT-it, Aneta Antova Pesheva dhe kryetari i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare Kiril Lazarov.

Nga pala e Bullgarisë ishin të pranishëm, AmCham – Bullgari nga Asociacioni i Inovacioneve, nga Asociacioni i Bullgarisë për Teknologjitë Informatike, nga Asociacioni industrial bullgar, Oda Ekonomike Bullgaro-Maqedonase, Oda ekonomike Bullgaro-Spanjolle, Biznes klubi Bullgaro – Maqedonas dhe Oda ekonomike Francezo-Bullgare.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *