Кumtesa|

3 shkurt 2022, Shkup – Agjenda e gjelbër, avancimi i procesit të decentralizimit dhe lufta kundër ekonomisë gri, ishin temat kryesore për të cilat u diskutua në takimin ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe përfaqësuesit të përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorjan.

Sa i përket agjendës së gjelbër, me rëndësi është që RMV-ja është në grupin e 9 vendeve në nivel global që do të marrin përkrahje nga Fondi për qëllime të zhvillimit të qëndrueshëm (Fondi SDG) për projektin “Instrumenti i financimit të projekteve të gjelbra për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike”. Qëllimi i këtij projekti është qasja më e lehtë në mjete për projekte lidhur me energjinë e ripërtëritshme dhe efikasitetin energjetik për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Projekti do të zbatohet nga agjencitë e Kombeve të Bashkuara – UNDP-ја, Organizata Ndërkobmëtare për Migrim (IOM) dhe Komisioni ekonomik i KB-së për Europë (UNECE) në partneritet me BERZH-in.

Sa i përket luftës kundër ekonomisë joformale, Ministria e Financave ka nisur fushatë për ngritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e zvogëlimit të ekonomisë gri “Vendos ngjyrë në ekonominë gri”.

Në këtë pjesë, zhvillimi i treguesve për monitorimin e ekonomisë joformale është në fazën përfundimtare.

 Sa i përket avancimit të decentralizimit fiskal, së bashku me UNDP-në u krijuan dy fonde të reja – Fondi i Barazimit dhe Fondi i Performancës së komunave. Qëllimi është përforëcimi i kapacitetit fiskal të komunave.

Vitin e kaluar, Ministria e Financave nënshkroi memorandum për bashkëpunim me UNDP-në, me qëllim të avancimit dhe përkrahjes së reformave lidhur me menaxhimin me financat publike: decentralizimi fiskal, politikat tatimore (çmimet transferuese, shkëmbimi i informacioneve për qëllimet tatimore) dhe ekonomia joformale.

Në këtë takim, ministri Besimi së bashku me përfaqësuesin Grigorjan biseduan edhe për aktivitetet e ardhshme sa i përket reformave.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *