20 shkurt 2022, Shkup – Ministri i Financave, Fatmir Besimi, nga sot deri më datë 22 shkurt të vitit 2022, do të qëndrojë në Bruksel për vizitë pune ku do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të KE-së.
Diskutimet e ministrit me bashkëbiseduesit e tij, do të përqendrohen në perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, pritshmëritë e Presidencës franceze për progres në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit që për momentin janë bllokuar nga Bullgaria dhe në përkushtimin tonë për vazhdimin e dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura, si dhe për prioritetet e Ministrisë së Financave që janë orientuar drejt përforcimit të procesit së reformave në sferën e menaxhimit me financat publike dhe reformave që janë paraparë në Programin për reforma ekonomike, me ç’rast ka filluar procesi i konsultimeve me KE-në, si dhe konsolidimi fiskal.
Temë e takimeve të ministrit me përfaqësuesit e lartë do të jetë kriza energjetike dhe inflacioni, që janë në korniza globale, si dhe masat që vendi ynë ndërmerr lidhur me ballafaqimin sa i përket ndikimit të kësaj krize.
Ministri Besimi, gjatë qëndrimit në Bruksel do të takohet me Olivér Várhely, komisar për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Paolo Gentiloni, komisar për ekonomi, Johannes Hahn, komisar për buxhet dhe administratë dhe Maciej Popovski, si ushtrues i detyrës drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim.