Кumtesa|

6 shkurt 2023, Shkup – Bashkimi Evropian do t’i akordojë 100 milionë euro Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’u ballafaquar me pasojat e krizës energjetike. Sot, Komisioni Evropian dha propozimin për sigurimin e këtyre mjeteve për vendin përmes pakos së përkrahjes makrofinanciare të vendosur gjatë krizës së kovidit.

Ndihma e propozuar do të kontribuojë në mbulimin e nevojave financiare të Republikës së Maqedonisë së Veriu gjatë këtij viti dhe atij të ardhshëm, duke përkrahur qëndrueshmërinë fiskale dhe reformat strukturore të orientuara në fushën e menaxhimit fiskal, politikës tatimore, menaxhimit të investimeve publike, partneriteteve publike dhe private, mjedisit afarist, transparencës në ndihmën shtetërore, energjetikës, efikasitetit, reformave në gjyqësor, si dhe luftës kundër korrupsionit.

“Kjo do të thotë përkrahje nga BE-ja për vendin tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, përkrahje për reformat dhe më e rëndësishmja përkrahje për politikat në kohë krize. Kjo vjen si konfirmim i asaj që kemi ndërmarrë, pasi paraprakisht ishte konfirmuar nga institucionet financiare ndërkombëtare”, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ndihma do të paguhet në dy transhe dhe është plotësim i Instrumentit të Përkujdesjes dhe Likuiditetit të аprovuar më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Mjetet do të jenë të disponueshme pasi që propozimi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së.

Bëhet fjalë për mjetet nga pakoja që KE-ja vendosi gjatë krizës së kovidit. Në vitin 2020 dhe 2021, Republika e Maqedonisë shfrytëzoi 160 milionë euro përkrahje markofinanciare nga BE-ja për ballafaqimin me pasojat ekonomike të koronavirusit.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *