Кumtesa|

15 shkurt 2023, Shkup – Procedura e tërësishme për emetimin e euroobligacionit do të kryhet pas zbatimit të procedurave administrative, ku përfshihet edhe mendimi i ministrit të ri të Drejtësisë. Menjëherë pas përzgjedhjes së ministrit të ri të Drejtësisë do të realizohet ankandi i ri. Lidhur me këtë, bankat-axhente që ndërmjetësuan gjatë emetimit të euroobligacionit do t’i informojnë investitorët, të cilët në ankandin paraprak kishin 2.5 herë interes më të lartë në raport me vlerën e ofruar, si rezultat i besimit në politikat e mira ekonomike.

 

Sipas procedurës për përzgjedhjen e ministrave të rinj në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më datë 13 shkurt 2023, Kuvendi ka pranuar dorëheqjet e katër ministrave, ndër të cilët edhe të ministrit të Drejtësisë, ku u pranuan nga Kuvendi. Në mënyrë ligjore, për emetimin e euroobligacionit kërkohet mendimi i ministrit të Drejtësisë, i cili është një ndër ministrat që ka dorëzuar dorëheqje në Kuvend.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *