Кumtesa|

26 shtator 2023, Shkup – Nga sot  në rend dite para Komisionit për Financim dhe Buxhet është Vendimi për rishpërndarjen e buxhetit për vitin 2023, me të cilin sigurohen mjete për pagesën e pagave më të larta për të punësuarit në sektorin publik për 10%, pgesën e pensioneve më të larta për pensionistët, pagesën e K-15 në vlerë prej 10.000  denarëve, më shumë mjete për ndihmë sociale dhe përkrahje të kategorive më të ndjeshme, subvencione për bujqit dhe njëkohësisht edhe mjete për pakon e re të nëntë të masave antikrizë për përkrahjen e kategorive më të ndjeshme të qytetarëve, si dhe mjete për përkrahjen e kompanive.

 

Me propozimin e vendimit në fjalë sigurohen edhe mjete për medikamentin “Trikafta”, si dhe për sensorët dixhitalë të matjes së sëmundjes së sheqerit.

 

“Me këtë vendim bëjmë rialokimin e mjeteve në interes të aspektit social, gjegjësisht rialokimet kryesore janë pikërisht në drejtim të mbështetjes së qytetarëve dhe standardit – rritja e pagave në sektorin publik për 10% dhe sigurimi i K-15 në përputhje me përcaktimet e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive për të punësuarit në sektorin publik, rritja e pensioneve me rreth 6% në përputhje me zgjidhjen e vendosur sistemike, rritja e mjeteve për transfertat sociale, subvencionet për fermerët, mbështetje për kompanitë vendase dhe të huaja, si dhe sigurimi i mjeteve për pakon e nëntë të masave antikrizë.

 

Synimi ynë është të mbështesim qytetarët, për të lehtësuar sa më shumë presionet e çmimeve, ndërsa në të njëjtën kohë të mbajmë komponentin zhvillimor të Buxhetit, me nivel më të lartë të investimeve të planifikuara kapitale në raport me deficitin buxhetor. Në këtë mënyrë vazhdojmë me strategjinë për rimëkëmbjen e ekonomisë, para së gjithash, duke mbrojtur standardin e qytetarëve, dhe në vazhdimësi duke përshpejtuar rritjen ekonomike”, theksoi ministri Besimi.

 

Ai shtoi se përshtatjet e nevojshme në Buxhet janë bërë përmes rialokimit të mjeteve nga zërat ku ka dinamikë më të dobët të realizimit dhe ku proceset mundësojnë të ketë ulje, me ç’rast të njëjtat destinohen në pozicione ku ka nevojë për rritje të mjeteve, në përputhje me prioritetet e përcaktuara dhe detyrimet ligjore të ndërmarra.

 

“Në këtë mënyrë, asnjë projekt kapital për zbatimin e mëtejshëm nuk hidhet poshtë dhe në të njëjtën kohë, shpenzimet kapitale mbeten në nivel më të lartë se deficiti buxhetor, përkatësisht i përmbahemi rregullit të artë në financa – të marrim hua vetëm për qëllime investimesh dhe zhvillimi”. Me këtë vendim sigurojmë mjete shtesë për nevojat e përcaktuara prioritare, ndërsa deficiti buxhetor mbetet i njëjtë, i pandryshuar në vlerë nominale, gjë që dëshmon përkushtimin e konsolidimit gradual fiskal”, theksoi ministri i Financave gjatë sqarimit të Propozimvendimit.

 

Ministri theksoi se me këtë vendim rialokohen 18.2 miliardë denarë, të cilat janë siguruar në bazë të kursimeve nga shpenzimet më pak të realizuara te shfrytëzuesit e caktuar buxhetorë, si dhe me mjetet shtesë të siguruara në bazë të mekanizmit CAPEF. Mjetet sigurohen edhe nëpërmjet kursimeve dhe të hyrave të realizuara nga kontributet.

Me këtë vendim, janë siguruar: 4.25 miliardë denarë për pagesën e rritjes së pagave të të punësuarve në sektorin publik për 10%, si dhe për pagesën e regresit për pushim vjetor në vlerë prej 10.000 denarëve; 3.5 miliardë denarë për rritjen e pensioneve për rreth 6% për 336 mijë pensionistë, duke filluar nga muaji shtator i vitit 2023; 1.81 miliardë denarë si ndihmë shtetërore për kompanitë edhe atë: 581 milionë denarë për kompanitë vendase, 200 milionë denarë për kompanitë e huaja; 300 milionë denarë për kompanitë dhe rregullimin e infrastrukturës në ZZHTI, 800 milionë denarë janë destinuar për subvencionet bujqësore, kryesisht për subvencionet për qumësht, prodhimtari blegtorale, si dhe për financimin përmes avancit të bujqve për prodhimin në bujqësi dhe blegtori, 650 milionë denarë për pagesën  “TVSH-ja Ime” për tremujorin e tretë për shkak të rritjes së limitit të kthimit, 600 milionë denarë për pagesën e të drejtave sociale për 36.000 shfrytëzues të të hyrave të garantuara minimale, 290 milionë denarë për pagesën e shujtës së studentëve për 29.000 shfrytëzues, bursa për 6.900 studentë dhe bursa për 9.600 nxënës, 200 milionë denarë për pagesën e rregullt të pushimit të lindjes, 166 milionë denarë për përkthime, shtypje dhe blerje të librave për arsimin fillor dhe të mesëm, 110 milionë denarë për ballafaqimin me murtajën afrikane, 100 milionë denarë për prokurimin e medikamentit “Trikafta” për 55 pacientë, si dhe 20 milionë denarë për sensorë dixhitalë për matjen e sëmundjes së sheqerit.

 

Gjithashtu, me këtë vendim janë alokuar 4.55 miliardë denarë në programin P1, mjete të destinuara për masat antikrizë për ballafaqim me krizën.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *