Кumtesa|

13 dhjetor 2023, Shkup – Mundësitë për zgjerimin e aktiviteteve të Korporatës Ndërkombëtare Financiare pranë Bankës Botërore – IFC në vendin tonë, përmes pjesëmarrjes në financimin e projekteve të sektorit energjetik, në radhë të parë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe përkrahja e planit të tranzicionit të gjelbër, si dhe përkrahja e sektorit privat, ishin tema e takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtoreshën rajonale të IFC-së për Evropën Rana Karadsheh-Hadad dhe menaxherin rajonal për Ballkanin Perëndimor Nicolas Marquier.
“Ekzistojnë disa mundësi për rritjen e aktivitetit të kësaj korporate ndërkombëtare në zbatimin e planit tone lidhur me dekarbonizimin dhe tranzicionin e gjelbër në vend. IFC-ja ka shprehur interes rreth financimit të projekteve në fushën energjetike dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, si prodhimi i energjisë solare dhe projekteve lidhur me dekarbonizimin”, theksoi ministri Besimi.
Besimi shtoi se pritet që të zhvillohet plani i investimeve me IFC-në për realizimin e projekteve në këtë sektor, përmes përkrahjes deri në 85 milionë dollarë amerikanë, nëpërmjet Programit të Fondeve të Investimeve Klimatike – CIF.
Në këtë takim, po ashtu, u theksua se ekziston potencial i madh për të hyrë në sektorin privat përmes përkrahjes së IFC-së dhe se për këtë ka interesim të madh nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut, si dhe përkrahje për të tërhequr më shumë investime të huaja.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *