Кumtesa|

6 mars 2025, Shkup – Sot, Ministria e Financave nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore ka transferuar transhen e parë prej 10.4 milionë eurove të mjeteve të dedikuara për mbështetjen e kompanive vendore.

Transferta u realizua pas kërkesës së Bankës Zhvillimore për tërheqjen e mjeteve dhe pas miratimit të projekteve nga bankat komerciale.

 

Konkretisht, në Buxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 250 milionë euro mjete për mbështetjen e kompanive vendore, të cilat do të nxisin realizimin e një cikli të ri investimesh në sektorin privat, me ç’rast do të ndikojë në stimulimin e aktivitetit ekonomik.

 

“Presim që kompanitë t’i njohin kushtet e favorshme që i kemi siguruara me këtë linjë kreditore dhe t’i shfrytëzojnë në tërësi mjetet e planifikuara. Kjo do të jetë nxitje dhe mbështetje e fortë për ekonominë vendore, veçanërisht duke pasur parasysh kushtet më pak të favorshme në nivel global”, ka shkruar ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në profilin e saj në facebook.

Ajo shtoi se Ministria e Financave dhe Qeveria mbeten partnerë të përkushtuar ndaj sektorit të biznesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *