2 dhjetor 2019, Shkup – Gjithsej 3.852 shpërblime financiare në fondin e përgjithshëm prej gjysmë milioni euro do të ndahen prej datës 15 dhjetor, me skenimin e llogarive fiskale përmes aplikacionit TVSH-ja Ime. Loja shpërblyese TVSH-ja Ime # Shpërblimi Im do të zgjasë një vit dhe për këtë periudhë do të ndahen dy shpërblime kryesore nga 50.000 euro, në muaj do të ndahen 15 shpërblime nga 100.000 denarë dhe në ditë do të ndahen 10 shpërblime nga 1.000, 2.000 dhe 3.000 denarë.

Shpërblimet ditore do të tërhiqen me gjenerator elektronik, ndërsa në aplikacionin TVSH-ja Ime secilit fitues do ti arrijë mesazh në lidhje me shumën e fituar. Nëse nuk ka shpërblim, në aplikacion do të arrijë një mesazh edukativ në frymën e edukimit financiar. Për shpërblimet mujore nga 100.000 denarë dhe dy shpërblime kryesore prej 50.000 euro, do të ketë tërheqje publike.

Qëllimi i TVSH-ja Ime # Shpërblimi Im, siç tha ministrja e Financave Nina Angellovska dje në një konferencë për shtyp është përforcimi i masës TVSH-ja Ime – e cila dha rezultate të shkëlqyeshme në zvogëlimin ekonomisë gri. Ajo theksoi se TVSH-ja Ime # Shpërblimi Im duhet të motivojë njerëzit që të skanojnë edhe llogari më të vogla të TVSH-së që në të kaluarën nuk i kanë skanuar, si dhe t’i detyrojë ata të vazhdojnë të skanojnë llogaritë pasi të tejkalojnë pragun mujor të kthimit të TVSH-së .

Angellovska tha se gjatë dizajnimit të #Shpërblimi Im u morrën praktikat më të mira nga vendet e tjera, nga raportet e Komisionit Evropian. Ajo theksoi se përveç zvogëlimit të ekonomisë gri, përmes lojës shpërblyese do të mundësohet edhe edukimi financiar për qytetarët dhe ngritja e moralit në pjesën e tatimit përmes mesazheve edukative.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.