27 maj 2020, Shkup – Republika e Maqedonisë së Veriut e lëshoi euroobligacionin e shtatë në vlerë prej 700 milionë eurove. Afati i euroobligacionit është 6 vjet, ndërsa shkalla e interesit për të cilën është lëshuar është 3.675%, që është interesi i dytë më i ulët menjëherë pas euroobligacionit të lëshuar në vitin 2018. Kjo tregon besimin e investitorëve në ekonominë dhe politikat e Maqedonisë, nëse merret parasysh se ky euroobligacion jepet në kohë të krizës së shkaktuar nga Covid – 19, kriza më e madhe ekonomike pas Depresionit të madh, ku të gjitha ekonomitë, duke përfshirë edhe forcat ekonomike botërore, dalin në tregun ndërkombëtar të kapitalit që të sigurojnë mjete për financimin e nevojave që dalin nga kriza.
Gjithashtu, interesimi i investitorëve të huaj për euroobligacionin e Maqedonisë ishte 5 herë më i madh nga vlera nga e cila është dhënë. Ky është një fak tjetër, krahas shkallës së volitshme të interesit, që tregon pozicionimin e mirë tek investitorët e huaj dhe besimin e tyre në vend. Kjo lidhet me stabilitetin makroekonomik dhe financiar, si dhe përkushtimin dhe suksesin tonë të arritur gjatë viteve të fundit në integrimet euroatlantike.
Me dhënien e euroobligacionit dhe huasë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 176 milionë euro dhe huave nga Banka Botërore në vlerë prej 140 milionë euro dhe Bashkimi Evropian prej 160 milionë euro, të cilat negociohen dhe janë të sigurta, mbyllet konstruksioni financiar për nevojat këtë vit, përkatësisht deficiti i projektuar në 6.8% nga BPV-ja me ribalanc, detyrimet në bazë të borxheve të vjetra prej 705 milionë euro. Përveç kësaj, sigurohen edhe mjete të sigurta për përballje me goditjen e përsëritur eventuale dhe varësisht nga zhvillimi i ngjarjeve, financim i pjesshëm i nevojave për vitin e ardhshëm.
Vendi në tregun ndërkombëtar të kapitalit ka dalë 7 herë deri më tani, duke përfshirë edhe euroobligacionin e lëshuar gjatë ditës së sotme. Euroobligacioni i parë është lëshuar në vitin 2005, mandej në vitin 2009, 2014, 2015, 2016, 2018 dhe tani në vitin 2020. Interes më të ulët prej 2.75% ka euroobligacioni nga viti 2018, ndërsa interes më të lartë ka ai në vitin 2009 prej 9.875%, por duhet të theksohet se kjo është në kohën e krizës botërore ekonomike.