12 shtator 2019, Shkup – “Ne shohim një partner besnik afatgjatë në Bankën Botërore. Falë tyre fëmijët tanë mësojnë në çerdhe të reja, shkolla, kemi rrugë të reja, ujësjellës. Benefitet ndihen nga të gjithë, nga fermerët deri tek mësuesit dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor.
Në 26 vitet e fundit ne kemi bërë një partner besnik i cili na ka ndihmuar dhe do të na ndihmojë gjatë rrugës për ndryshimin që synojmë. Prandaj, së bashku do vazhdojmë të punojmë me një ritëm edhe më të madh për ndryshime pozitive dhe inovacione që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardit jetësor për të gjithë qytetarëve “. Këtë e theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska, në takimin e parë zyrtar me drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore, Marko Mantovanelli.
Në takim u diskutua për projektet aktuale dhe të ardhshme, si dhe për shërbimet analitike dhe shërbmet këshilluese të ofruara nga banka. Aktualisht, ekipet e Ministrisë së Financave dhe ministrive tjera resoriale, së bashku me Bankën Botërore, punojnë në projekte në kuadër të Strategjisë katërvjeçare për Partneritet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me Bankën Botërore. Me këtë Strategji, në katër vitet e ardhshme, do të realizohen projekte në vlerë prej 420 milionë dollarë.
Strategjia ka për synim përmirësimin e konkurrencës së sektorit privat përmes investimeve në infrastrukturë dhe projekteve për rritjen e konkurrencës, zhvillimin e potencialit njerëzor përmes investimeve në arsim si dhe forcimin e menaxhimit të financave publike dhe qëndrueshmërisë më të madhe të burimeve të energjisë.
Në takim gjithashtu u diskutua edhe për Projektin për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve lokale me vlerë 70 milionë euro. Njëkohësisht u diskutua edhe për projektin e ri të efikasitetit të energjisë që do të zbatohet nga MSIP si dhe për projektin për modernizimin e bujqësisë.
Strategjia ka për qëllim mbështetjen e rritjes ekonomike. Angelovska potencoi se rezultatet ishin inkurajuese. “Kemi rritje më intensive të investimeve në pjesën e BPV-së, rritje të vazhdueshme të fortë të eksportit, kreditim të përforcuar në sektorin privat dhe rënie të papunësisë prej 17.5 përqind. E gjithë kjo është një bazë reale për të arritur 3.5% të rritjes ekonomike të parashikuar për vitin 2019 “, njoftoi Angelovska.
Banka Botërore, që nga viti 1993 ka investuar mbi 2 miliardë dollarë në projekte që mbështesin rritjen ekonomike.