“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë  së Veriut.  Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve duhet të inkurajojnë bashkëpunim më të thellë ekonomik në të ardhmen e afërt. Ne presim rritje të numrit  të investimeve direkte nga Shtetet e Bashkuara  të Amerikës  në periudhën e ardhshme, të cilat do të krijojnë vende pune për kuadrin  me arsim të lartë dhe eksportin e mallrave me vlerë të shtuar më të lartë “- këto janë mesazhet e dërguara nga Ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin zyrtar me Ambasadorеn  e SHBA- ve,  Kate Marie Byrns, e cila ishte e shoqëruar nga Drejtori i USAID në Maqedoninë e Veriut  Eric Janowski.

Përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID),   Shtetet e Bashkuara të Amerikës  deri më tani në vendin tonë  kanë investuar rreth 640 milion dollarë, kryesisht në politikat që synojnë rritjen ekonomike dhe forcimin e praktikave demokratike  dhe institucioneve.  Të dy  shtetet kanë lidhur Marëveshjen për Bashkëpunim  Zhvillimor, qëllimi i së cilës është të përshpejtojë  rritjen e sektorit privat, përfshirje më të madhe dhe informim  të  qytetarëve në proceset e vendimmarrjes, nxitjen e qeverisjes së mirë dhe përforcimit të kohezionit në shoqëri.

Ministri Besimi theksoi se sheh mundësi për intensifikimin e bashkëpunimit në projekte të reja që do të japin vlerë të re të shtuar.

Thelb për nxitjen e rritjes ekonomike  afatmesme  dhe  afatgjatë janë reformat në sferën  e qeverisjes së mirë, sigurim të rritjes të qëndrueshme, nxitjen e konkurencës, përforcimi i resurseve njerëzore dhe digjitalizimi i ekonomisë. Kjo duhet të kontribuojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike nga 2,6 përqind në dekadën e kaluar në 4% deri 5% rritje mesatare vjetore në periudhën e ardhshme. Një synim i këtillë do të thotë edhe planifikim strategjik dhe implementim i Buxhetit, të cilin  do ta arrijmë me vendosjen e SMART financave. Në korniza të këtij sistemi, përmes matjes së treguesit të performancës, do të monitorohet realizimi i investimeve kapitale si dhe reformat dhe politikat ekonomike, – theksoi ministri dhe shtoi  se në pjesën e digjitalizimit ai sheh mundësi të mëdha bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke pasur parasysh që një pjesë e madhe e profesionistëve maqedonas të IT-së tashmë po bashkëpunojnë  me kompani nga industria e IT-së në SHBA.

Ai e informoi ambasadoren, se në moment po punohet për pakon e katërt të masave si pjesë nga plani ekonomik për menaxhimin me krizën ekonomike – shëndetësore e cila do të jetë më e targetuar, dhe disa nga masat do të ridizejnohen në mënyrë që të rritet efikasiteti i tyre.

Ministri gjithashtu faleminderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme shumë vjeçare  që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Byrns uroi Besimin  për zgjedhjen e tij si Ministër i Financave dhe i uroi atij sukses në punën e tij  dhe e vërtetoi edhe një herë angazhimin për mbështetjen e mëtejshme nga ana e SHBA-ve si partner strategjik. Ambasadorja theksoi se tani si antare e NATO-s dhe me fillimin e negociatave me UE, vendi jonë bëhet më tërheqës për investime,  gjë e cila krijon perspektiva për rritje më të shpejtë ekonomike. Në këtë drejtim, ajo tha se sundimi i së drejtës dhe lufta  kundër korrupsionit do të jenë faktorët kryesorë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe arritjes së qëllimeve strategjike për rritje të shpejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Të dy palët ranë dakord se  thelbësore në këtë kohë është  menaxhimi i krizës shëndetësore dhe ekonomike, por njëkohësisht edhe ruajtјen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar, е cila do të kontribuojë në rritje më të shpejtë dhe të qëndrueshme në planin afatgjat.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Comments are closed.