Кumtesa|

21 prill 2021, Shkup – Gjatë kohës së përballjes me krizën më të madhe ekonomike të shekullit të fundit, me rëndësi të veçantë për rimëkëmbjen e ekonomisë është krijimi i sinergjisë – përkatësisht të investohet në “projekte të gjelbra”, të cilat do të kenë efekt pozitiv si në zhvillimin ekonomik ashtu edhe në mjedisin jetësor. Këtë e deklaroi ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili sot së bashku me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Andi Aranitasi dhe kryetarin e Komunës së Qytetit të Shkupit Petre Shilegov nënshkruan marrëveshjen për financimin e projektit “Transport i shpejtë me autobusë” me vlerë 70 milionë euro. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

– Kur iniciativat për krijimin e ekonomisë “së gjelbër” më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të përputhen me përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike nga kriza e kovidit, përfitimet për ekonominë e Maqedonisë do jenë të shumëfishta. Gjatë këtij viti dhe në vazhdim, do të investojmë në projekte që do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor, do ta lehtësojnë transportin, do të kontribuojnë në kursimin e kohës dhe burimeve të energjisë, do të mundësojnë rritje të investimeve dhe vendeve të punës, si dhe do të sjellin përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë. Si ministër i Financave e përkrah bashkëpunimin ndërkombëtar, i cili do ta ndihmojë të ashtëquajturin “tranzicion i gjelbër”, ndërsa ky projekt është pjesë e këtij plani të madh. Gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme duhet që të thithin ajër më të pastër dhe të udhëtojnë në mënyrë më të shpejt dhe më të sigurt, tha Besimi.

Projekti përfshin vendosjen e dy linjave të transportit me autobusë, me korridore të dedikuara vetëm për autobusët, nga Gjorçe Petrov në Novo Lisiçe dhe nga Buteli në Kisella Vodë. Rruga nga Gjorçe në Novo Lisiçe do të jetë në një drejtim prej 12,80 km dhe do të ketë 21 stacione, dy terminale në zonën industriale në Gjorçe Petrov dhe në vendbanimin e Novo Lisiçes, ku do të ndërtohet terminali i ri.

Sipas vlerësimeve fillestare, numri i përgjithshëm i udhëtarëve që do ta përdorin këtë trase është rreth 65 mijë njerëz në nivel ditor. Me zbatimin e fazës së parë, koha e udhëtimit nga 70 minutat aktuale, pritet të ulet për më shumë se 50 përqind.

Kredia nga BERZH prej 70 milionë euro do të jetë në dy transhe. Transha e parë në vlerë prej 47.6 milionë euro për financimin e linjës 1 – nga lindja në perëndim dhe transha e dytë në vlerë prej 22.4 milionë euro për financimin e linjës 2 nga jugu në veri.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *