Кumtesa|

Ministria e Financave dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), në datë 20.05.2021, organizojnë konferencë shkencore me temë “Sfidat e politikës fiskale në periudhën e pandemisë së Kovid-19 dhe perspektivat në periudhën pas krizës”. Konferenca e përbashkët midis Ministrisë së Financave dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është pjesë e aktiviteteve të Ministrisë së Financave për qasje të vazhdueshme inkluzive në krijimin e politikës fiskale dhe politikave për financimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjen ekonomike. Në këtë konferencë shkencore do të debatohet dhe diskutohet me komunitetin shkencor dhe ekspertë nga institucionet financiare ndërkombëtare (FMN-ja dhe Banka Botërore) për sfidat kryesore në krijimin e politikave fiskale në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Konkluzionet e komunitetit akademik dhe ekspertëve ndërkombëtarë do të merren parasysh jo vetëm për përgatitjen e ribalancit për këtë vit, por edhe të Buxhetit për vitin 2022 dhe në përgjithësi të strategjisë fiskale.

Fjalim hyrës në këtë konferencë do të kenë ministri i Financave Fatmir Besimi dhe akademiku Taki Fiti e më pas do të bëhet prezantimi i punimeve.
Në konferencë do të marrin pjesë mbi 30 emra të shquar nga komuniteti i ekspertëve ekonomikë të vendit, si dhe përfaqësues të FMN-së dhe Bankës Botërore. Në listën e pjesëmarrësve me punime shkencore, përveç ministrit Besimi dhe akademikut Taki Fiti është edhe guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska, akademikë dhe ish ministra të Financave që njëherit janë edhe profesorë universitarë.
Ministri i Financave Fatmir Besimi, do të ketë prezantim të përbashkët me Gligor Bishev, drejtor i Këshillit Drejtues dhe drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Sparkasse Bank, si dhe profesori Aleksandar Stojkov me temë “Si ta stimulojmë ekonominë në periudhën pas krizës së Kovid-19?”.
Njëkohësisht, në këtë konferencë shkencore prezantim do të ketë edhe guvernatorja Anita Angellovska – Bezhoska së bashku me zëvendësguvernatoren Ana Mitreska dhe drejtoresha e Drejtorisë për politikë monetare dhe hulumtim Biljana Davidovska – Stojanova me temë “Pandemia dhe leverage në sektorit publik – A ka rivlerësim të pandemisë të qëndrimeve/rreziqeve? Rasti i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Akademiku Taki Fiti, Marica Antovska-Mitev dhe Tatjana Drangovska, do të prezantojnë punimet e tyre me temë “Sfidat fiskale në periudhën pas krizës – investimet publike dhe rritja e gjelbër”.
Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, së bashku me Nikica Mojsoska-Blazhevski, përfaqësuesin e FMN-së për Republikën e Maqedonisë dhe ish ministrin e Financave Dragan Tevdovski së bashku me Aleksandra Naqeva Ruzhin dhe Viktor Stojkovski, ish ministrat Nikolla Popovski dhe Trajko Sllaveski, këshilltarja e Besimit Shiret Elezi dhe sekretarja shtetërore e Ministrisë së Financave Jelena Tast, së bashku me Vanço Uzunov dhe Nina Fiti-Nedellkovska, do t’i prezantojnë punimet e tyre.
Gjithashtu, punime nga komuniteti akademik do të prezantojnë edhe akademiku Abdylmenaf Bexheti i cili do të prezantojë dy punime – punimin e parë do e prezantojë me Zilnaipe Bexhetin dhe të dytin me Hirije Abazi-Alilin dhe Shpresa Alija. Akademiku Izet Zekiri do të ketë gjithashtu prezantim të dy punimeve, njëri punim është i përbashkët me Jeton Mazllamin dhe Brikend Azirin. Punime do të prezantojnë edhe akademiku Goce Petreski dhe profesori Vlladimir Filipovski.
Gjithashtu dy prezantime me tema të ndryshme do të kenë edhe Predrag Trpeski, Borçe Trenovski, Biljana Tashevska dhe Suzana Makreshanska-Mlladenovska.
Pas përfundimit të prezantimeve fjalim do ketë edhe Freek Janmaat, shef i departamentit ekonomik në Delegacionin e BE-së, Anton Mangov përfaqësues i FMN-së dhe Sanja Maxhareviç Shujster përfaqësuese e Bankës Botërore, e më pas do të vijojnë edhe diskutimet me pjesëmarrësit. Gjithashtu, në këtë pjesë pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësuesit e tre odave më të mëdha ekonomike.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *