Кumtesa|

15 prill 2022, Shkup – Ju njoftojmë se Ministria e Financave në bashkëpunim me Drejtorinë e të Hyrave Publike, Drejtorinë Doganore, Byronë e Prokurimeve Publike, Komisionin Shtetëror për Ankesa të Prokurimeve Publike, Entin Shtetëror të Revizionit dhe Ministrinë e Ekonomisë, përgatiti Programin e reformës së menaxhimit të financave publike për periudhën 2022 – 2025 (me Planin aksional për vitin 2022).

Programi i reformës së menaxhimit të financave publike 2022-2025 është dokument strategjik për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të financave publike, me të cilin vijojnë reformat e financave publike për përmirësimin e kornizës fiskale, përforcimin e procesit të planifikimit, realizimit dhe raportimit lidhur me financat publike, rritjen e arkëtimit të të hyrave, përmirësimin e sistemit të prokurimeve publike dhe përforcimin e kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm përmes rritjes së transparencës dhe llogaridhënies gjatë punës, që duhet të sigurojnë rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike, standard më të lartë jetese dhe cilësi të jetesës së qytetarëve.

Duke pasur parasysh rëndësinë e Programit të reformës së menaxhimit të financave publike 2022-2025 dhe nevojën e përpilimit cilësor të tij, Ministria e Financave zhvillon konsultime publike me të gjitha palët e interesuara.

Prandaj, ju ftojmë që të jepni komentet dhe propozimet tuaja për Draft programin (me Planin aksional për vitin 2022), më së voni deri në datë 29 prill të vitit 2022, në këto adresa të emailit:

 

ana.veljanovska@finance.gov.mk

tanja.boskova@finance.gov.mk

elena.ristovska-veljanoska@finance.gov.mk

azem.haxhiu@finance.gov.mk

 

Draft programin e reformës së menaxhimit të financave publike 2022-2025, mund ta shkarkoni në këtë link:

https://finance.gov.mk/wp-content/uploads/2022/04/%D0%9F%D1%80%D0%BE%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%BC%D0%B0-%D0%B7%D0%B0-%D1%80%D0%B5%D1%84%D0%BE%D1%80%D0%BC%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D0%A3%D0%88%D0%A4-2022-2025-%D0%BD%D0%B0%D1%86%D1%80%D1%82.pdf

Draft planin aksional për zbatimin e Programit për vitin 2022, mund ta shkarkoni në këtë link:

https://finance.gov.mk/wp-content/uploads/2022/04/%D0%90%D0%BA%D1%86%D0%B8%D1%81%D0%BA%D0%B8-%D0%BF%D0%BB%D0%B0%D0%BD-%D0%B7%D0%B0-2022-%D0%9F%D1%80%D0%BE%D0%B3%D1%80%D0%B0%D0%BC%D0%B0-%D0%B7%D0%B0-%D1%80%D0%B5%D1%84%D0%BE%D1%80%D0%BC%D0%B0-%D0%BD%D0%B0-%D0%A3%D0%88%D0%A4.pdf

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *