Кumtesa|

22 qershor 2023, Shkup – Politikat koherente, të integruara dhe të qëndrueshme janë kruciale në rrugën drejt integrimit evropian. Nëpërmjet inkluzionit të komunitetit shkencor në krijimin e tyre, mund të arrihet sinergji e zgjidhjeve, qasjes dhe rekomandimeve adekuate për përshpejtimin e procesit dhe vendosjen e pozitave që do të jenë të dobishme në arritjen e pikësynimeve eurointegruese.
 
Sot, u mbajt konferenca shkencore e organizuar nga ASHAM-i, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Sekretariatin e Çështjeve Evropiane me temë “Përshpejtimi i procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në BE: sfidat dhe prioritetet kryesore”.
 
“Përcaktimi ynë ka qenë gjithmonë euroatlantik, ndërsa partneriteti strategjik me BE-në dhe SHBA-në është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe stabil të vendit tonë, si në aspektin demokratik ashtu edhe në atë ekonomik. Tregu i vetëm evropian prej gjysmë miliardë qytetarësh, qasja në fondet e përbashkëta, si dhe strategjitë e përbashkëta në lidhje me çështjet kyçe janë përfitimet kryesore të anëtarësimit, që do të kontribuojnë në konvergjencë më të shpejtë të vendit tonë drejt vendeve të zhvilluara. Shkenca jep kontribut sinjifikativ në përafrimin e standardeve evropiane”, nënvizoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.
 
Ministri shtoi se konferencat shkencore janë mundësi e shkëlqyer për shfrytëzimin e qasjes dhe rekomandimeve shkencore për përshpejtimin e procesit, si dhe për vendosjen e pozitave që do të jenë të dobishme në arritjen e pikësynimeve eurointegruese.
 
 
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, theksoi se debatet e tilla janë vetëm fillimi i kësaj faze të negociatave me BE-në dhe se për të gjitha proceset që lidhen me integrimin evropian, komunikimi dhe koordinimi me komunitetin akademik do të vazhdojë, duke theksuar se tani është koha kur të gjithë së bashku duhet të mendojmë në mënyrë kretive, që edhe këtë verë të diskutojmë për fushat në të cilat do të mund të përfshihemi më herët, përpara anëtarësimit në BE.
 
– Pas gati një viti që nga fillimi i negociatave me BE-në, kemi rezultate cilësore dhe është koha që t’i përfshijm të gjithë palët e tanguara në përmbushjen e qëllimit tonë strategjik. Kemi shansin real që Maqedonia e Veriut të jetë në pakon e shteteve që do të jenë anëtare të ardhshme të BE-së. Ekziston plani nga BE-ja që duhet ta shfrytëzojmë për përshpejtimin e reformave dhe përafrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në BE, theksoi Mariçiq.
 
Në këtë konferencë morën pjesë shkencëtarë eminentë nga komuniteti akademik në vend (akademikë, profesorë nga universitetet shtetërore dhe private, nga institutet shkencore dhe nga institucionet e tjera shkencore e profesionale vendase), një pjesë e ekspertëve qeveritarë të cilët do të marrin pjesë aktivisht në negociatat me BE etj. Punimet e prezantuara orientohen në sfidat, avantazhet, rreziqet dhe përvojat krahasuese që ndërlidhen me anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *