20 tetor 2019, Uashington – Përmes një platforme elektronike rajonale, firmat vendore do të jenë në gjendje të lidhen me investitorët e huaj në rajon. Projekti i lidhjes së kompanive vendore me investitorët e huaj, për të cilin ministria e Financave nënshkroi një memorandum për bashkëpunim me Korporatën Ndërkombëtare të Financave (IFC) dhe Sekretariatin Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO) do të fillojë muajin tjetër. Ky projekt ishte një nga temat e takimit midis ministres së Financave Nina Angelovska dhe drejtores pë Evropën dhe Azinë Qendrore të IFC Vibke Shlomer gjatë takimeve Vjetore të Grupit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar të mbajtur në Uashington.
Projekti rajonal i cili do të zbatohet përveç se tek ne edhe në Serbi dhe Kosovë, parashikon zhvillimin platformës elektronike rajonale për lidhjen e furnizuesve dhe blerësve, si dhe mundësinë e lëvizjes së fuqisë punëtore nga një vend në tjetrin brenda rajonit. Gjithashtu, në përputhje me projektin do të bëhet studim se cilat profesione janë të nevojshme në sektorin privat, si dhe përmirësimi i mjedisit afaris në tregti, bashkëpunimit ndërkufitar dhe tatimet.
Në takim u diskutua edhe për angazhimin e IFC për të përgadisë një analizë paraprake, resprektivisht përfitimet ekonomike dhe financiare të HEC Çebren. Pas analizës paraprake, nëse e njëjta tregon fizibilitet, do të vijojë përgatitja e dokumentacionit të tenderit.
Në këtë takim, IFC shprehu gadishmëri për mbështetjen e projekteve në sektorin privat, turizëm dhe burimet e ripërtëitshme të energjisë.