Кumtesa|

5 nëntor 2024, Shkup – Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska sot mbajti fjalim në Konferencën e nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet policisë dhe doganave për luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe të lehta, dhe kontrabandimin e migrantëve në EJL, organizuar nga OSBE-ja, me ç’rast ajo dërgoi porosi për luftën sistematike kundër krimit dhe korrupsionit.

“Prioriteti kryesor i programit të Qeverisë për periudhën 2024-2028 është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, krimit dhe tregtisë së paligjshme. Prioriteti ynë është që të krijojmë mjedis të sigurtë për jetesë të qytetarëve, mjedis të sigurt për aktivitetin e biznesit, barazi para ligjit, me ç’rast në realizimin e këtij propriteti jemi përkushtuar me fokus të lartë përmes luftës sistematike kundër krimit dhe korrupsionit. Institucionet përballen me sfudën e mësipërme dhe besoj se me gjithë profesionalizmin që e posedojnë do t’i përgjigjen detyrës në nivel të lartë” theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska në hapjen e kësaj konference.

Në këtë kontekst ajo theksoi rolin e Drejtorisë Doganore, si institucion i cili është nën ingerenca të Ministrisë së Financave dhe që është hallkë thelbësore në luftën kundër krimit dhe tregtisë së paligjshme. Njëkohësisht, ajo vuri në dukje rezultatet pozitive në punën e Drejtorisë Doganore edhe në pjesën e arkëtimit të të hyrave, po ashtu edhe në zbulimin e rasteve të tregtisë së paligjshme, si në dhe rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve të ndryshme mes institucioneve.

 

Konferenca organizohet në kuadër të Projektit për mbështetjen e institucioneve në vend për uljen e rrezikut të përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, me qëllim përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtar.

Ky lajm është në dispozicion edhe në: Macedonian English

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *