Кumtesa|

1 janar 2025, Shkup – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska pret që politikat që po i realizon Qeveria e re në fund të këtij viti të sjellin rezultate më të mira dhe ekonomi më të fortë.

Në profilin e saj në FB ajo shton se fundviti dhe fillimi i vitit të ri është koha kur shikojmë pas se çfarë kemi bërë dhe për çfarë i kemi shpenzuar energjitë tona, si dhe çfarë pritshmërish kemi për vitin që vjen.

“Kemi lënë pas një vit në të cilin jemi përballur me shumë sfida. Në gjysmën e parë të vitit, energjia jonë u përqendrua në marrjen e mundësive për t’u përballur me sfidat, ndërsa në gjysmën e dytë filloi puna praktike në terren – detektimi i situatës reale dhe ndërmarrja e masave konkrete për tejkalimin e tyre. Një pjesë të tyre i kemi lënë pas nesh, ndërsa për pjesën tjetër janë krijuar baza për zgjidhjen e tyre, por sigurisht që kemi ende shumë punë para nesh, sepse kemi zgjidhur çështje që nuk janë punuar me dekada”, thotë ministrja.

Ajo në postimin e saj  e paraqiti vitin  që lamë  pas përmes numrave. “Papunësia u ul në 12.3%, rritja e ekonomisë në tremujorin e tretë arriti në 3%, inflacioni u stabilizua dhe për 11 muajt e vitit është në nivelin e planifikuar prej 3.5%. Buxheti u realizua sipas planit. Të hyrat shënuan rritje prej mbi 10%, edhe atë në kushtet e stabilizimit të inflacionit, si dhe inflacion që u reduktua nga shifrat dyshifrore vitin e kaluar në rreth 3%. Shpenzimet janë në kornizat e planifikimit, po ashtu edhe deficiti. Borxhi publik menaxhohet nëpërmjet servisimit në kohë të detyrimeve dhe sigurimit të mjeteve të nevojshme në kushtet më optimale të tregut. Mbetet fakt se kemi realizim të kënaqshëm të shpenzimeve kapitale dhe për këtë arsye investimet kapitale janë prioritet për të cilat do të punojmë vitin e ardhshëm dhe në fund të vitit të ndajmë rezultate pozitive”, qëndron në postimin e saj.

Ministrja shtoi se kanë kaluar vetëm gjashtë muaj nga ndryshimi i politikave që ka zbatuar Qeveria e re, me ç’rast nevojitet shumë energji për të hedhur themelet, ndërsa ka shumë energji që do të investohet për arritjen e qëllimit.

Investimet janë baza e konceptit tonë të zhvillimit. Ne besojmë në realizimin e tyre dhe përfitimin që do të sjellin për të gjithë. Ato janë bazë për  ekonomi më të zhvilluar dhe kompani më të forta dhe konkurruese, më shumë të hyra në buxhet, shërbime më të mira që financohen nga paratë e qytetarëve – arsimi, shëndetësia, shërbimet sociale, infrastruktura etj. Kjo do të thotë  standard më të mirë për qytetarët, paga dhe pensione më të larta. Po hyjmë në vitin e ri me  përkushtim të madh për të realizuar dhe ndërtuar një shoqëri për të cilën do të sigurojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët”, theksoi ministrja e Financave.

Për Vitin e Ri, ajo ju uron të gjithëve shëndet, lumturi dhe begati. “Ju uroj festat e fundvitit dhe një vit të mbarë. Sillni energji pozitive, shumë dashuri dhe mbartni gjithmonë me vete shpresën për një të nesërme më të mirë”, theksoi ministrja duke uruar festat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *