23 tetor 2020, Shkup – Diskutimi lidhur me amandamentet për rebalancin e Buxhetit me të cilin sigurohen mjete për zbatimin e paketës së katërt të masave antikrizë përfundoi dje, theksoi zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjejeve të gazetarëve në ngjarjen me ratin e kremtimit të festës së 23 Tetorit.

– Dje, deri vonë, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni juridik – ligjvënës e përfunduan diskutimin lidhur me amandamentet për rebalancin e Buxhetit. Masat që i propozoi Qeveria, të cilat janë të zbatuara në ribalancin e dytë të Buxhetit për vitin 2020, janë në drejtim të ruajtjes së standardit të popullatës lidhur me krizën ekonomike që kemi në Evropë dhe në botë, përfshirë këtu edhe vendin tonë, deklaroi Kovaçevski.

Ai theksoi se masat që i ndërmerr Qeveria janë në kohë, si mbështetje për qytetarët dhe ekonominë dhe se Qeveria mbetet e hapur për bisedime me të gjithë aktorët e interesuar. Ai njoftoi se edhe në të ardhmen të gjitha masat do të krijohen përmes dialogut.

-Çdo ditë, jemi në dispozicion në Qeveri edhe gjatë tre muajve vijuese deri në fund të vitit, por edhe në vitin 2021, i cili do të jetë gjithashtu viti që do të fillojë të preket nga virusi. Vazhdimisht do të punojmë me ta dhe do t’i përshtatim masat ashtu si do mund të ndihmojnë më së miri çdo industri veçmas, tha Kovaçevski.

Comments are closed.